Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
I jep fund beqarisë deputetja që i zuri vendin Bashës në Kuvend, në dasmë fton edhe Taulant Ballën
Me mbylljen e sesionit parlamentar, deputetja e opozitës parlamentare pritet t’i japë fund edhe beqarisë.
Burime të politiko.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për deputeten e opozitës parlamentare Majlinda Halilaj.
Mësohet se ceremonia e dasmës së saj do të zhvillohet mbrëmjen e 31 korrikut në Tiranë.
Ajo do të nisë fillimisht me një kokteil në një restorant në autostradën Tiranë-Durrës. Në ceremoni, ajo ka ftuar kolegët e saj deputetë, por bie në sy se në dasmën e deputetes së dalë nga listat e PD, të ftuar ka patur edhe nga mazhoranca, e konkretisht kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla.
Halilaj ishte një emër i panjohur para se të pranonte mandatin e deputetes, kur opozita reale vendosi të dilte nga Parlamenti.
Pasi u konfirmua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Haliaj i zuri vendin kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi renditej si kandidatja e 47-të në listën e PD.