Flash News

KRYESORE

I jep fund jetës 29-vjeçari, oficeri i forcave të NATO-s në Vlorë

I jep fund jetës 29-vjeçari, oficeri i forcave të NATO-s

Një i ri i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Sipas të dhënave të para nga policia, 29-vjeçari i identifikuar si E. Xhaja ishte pjesëtar i forcave te NATO- s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’ në Fier, aty ku ai banonte. Ai është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, por mjekët nuk e kanë rikthyer dot në jetë.

Shkaqet që kanë detyruar të riun drejt aktit falat nuk dihen ende. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Të fundit