Flash News

KRYESORE

I jepet lamtumira e fundit George Floyd, thirrje për reformim të policisë

I është dhënë lamtumira e fundit nga miqtë dhe familjarët, afro-amerikanit, George Floyd. 46-vjeçari u vra dy javë më parë, ngjarje e cila nxiti një valë zemërimi kundër brutalitetit të policisë.

Në një kohë reflektimi, vjen një thirrje për veprim. Mbesa e viktimës, Brooke Williams u shpreh nga funerali duke thënë:

 “Amerikë, është koha për ndryshim. Edhe nëse duhet të fillojë me më shumë protesta. Pa drejtësi s’ka paqe."

Në funeral, pati shpresë dhe optimizëm përtej tragjedisë. Ligjvënësi demokrat Al Green tha se  “George Floyd ndryshoi botën. Ne do të bëjmë që bota ta dijë se ai e bëri ndryshimin”.

[caption id="attachment_389306" align="alignleft" width="2400"] The Rev. Remus Wright speaks during Tuesday's funeral service for George Floyd at The Fountain of Praise church in Houston.[/caption]

Të fundit