Flash News

KRYESORE

I kalon rroga në llogari, mësuesi-qeverisë: Pse gjithë kjo tallje e ekzagjeruar ndaj nesh

I kalon rroga në llogari, mësuesi-qeverisë: Pse gjithë kjo

Mësuesi Namir Lapardhaja ka reaguar për rritjen me 7 përqind të pagës, premtuar nga qeveria. Pasi kanë kaluar paratë, Lapardhaja ka bërë llogaritë dhe sipas tij rritja është vetëm 4 përqind neto.

“Po mirë, mor zotërinj, pse gjithë kjo tallje e hapur dhe kaq e ekzagjeruar ndaj mësuesve, ndërkohë që për turpin e kësaj qeverie, pavarësisht se e shitën edhe këtë si rritje, mjekëve nuk iu rrit rroga këtë muaj”, shkruan në Facebook arsimtari.

Reagimi i plotë:

Rrogat e mësuesve - u kandis kaposhi në një thelë...!!!

Qeveria tmerrësisht socialiste vijon talljet dhe mashtrimet me mësuesit. Me tam-tame të mëdha ajo na premtoi e na tha se do të rriste rrogat e mësuesve në masën 7%.

Si mësues, pavarësisht se kishte disa vite pa lëvizur rroga fare nga vendi, e prita me entuziazëm të madh këtë lajm...Madje, për pak iu bashkova edhe unë korit të drejtorëve që falënderonin të organizuat lartgjatësinë e tij, Skënderbenë tonë, por hezitova se mo nuk ma pranonte dhe ma merrte për të madhe...

Dhe kur ja..., vjen mesazhi i hedhjes së rrogës dhe ç'të shohë...7% i qeverisë, në fakt, nuk është as më shumë e as më pak se 4% (në rastin më të mirë)...

Konkretisht, rroga ime ishte 60510 bruto, neto 50130; bëhet bruto 63169, neto 52138.

Pra, rritja është 2008...

Raporti i shtesës me atë që merrja: 2008/50130=4%...

Pra, rritja që unë do të marrë në dorë është vetëm 4%.

Mirëpo, ka edhe një përllogaritje më të keqe se kjo... Qeveria e ka detyrë ligjore që çdo vit të indeksojë rrogat sipas inflacionit të vitit të kaluar. E bëri me pensionet, duhet ta bënte edhe me rrogat e mësuesve. Duke qenë se neto rroga u rrit vetëm 4% - 2.8% të inflacionit të vitit të kaluar = 1.2 %... (Kjo analizë, ma nxjerr rritjen reale vetëm 1.2%).

Po mirë, mor zotërinj, pse gjithë kjo tallje e hapur dhe kaq e ekzagjeruar ndaj mësuesve, ndërkohë që për turpin e kësaj qeverie, pavarësisht se e shitën edhe këtë si rritje, mjekëve nuk iu rrit rroga këtë muaj.

Të fundit