Flash News

KRYESORE

"I kanë shërbyer Ramës", Shehi për forcën e re politike të Hajdarit e Murrizit: Një parti afër pushtetit

"I kanë shërbyer Ramës", Shehi për forcën e

"Një parti afër pushtetit" Kështu e ka quajtuar kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi forcën e re politike që pritet të ngrihet së shpejti, me një bazë kryesisht me depuetë të opozitë parlamentare.

Shehi tha se ligjvënësit e opozitës parlamentare i kanë shërbyer dhe i shërbejnë Ramës, deri në momentin që do të vërtetojnë të kundërtën, pasi sipas tij, Rama ka kaluar në Parlament me ndihmën e tyre të gjitha ligjet korruptive.

"Unë uroj që ta bëjnë edhe në të gjithë historinë time politike, në 30 vjet, kushdo që ka dalë i ri, i kam uruar punë të ,mbarë e sukses. Nuk jam prej atyre që thonë e bëri ky, le ta bëjë kush të dojë. Ideja se ti do me dalë të flasësh ndryshe. është ideja bazë e demokracisë e lirisë politike. Kështu që ata janë të ftuar ta ushtrojë lirinë e tyre. Absolutisht asnjë gjë. Në kuptimin afatgjatë nuk na dëmton fare. Ata le ta provojnë, të jenë dhe ne as e shohim fare si problem këtë punë. do t'u uroja që po i bëjnë partitë, por t'i bëjnë opozitare, se nëse këto bëhen për të marrë një karrige të vogël aty mbrapa rreshtit të Ramës. Ata janë një parti afër pushtetit. Deri tani për sa kohë që nuk kemi prova të kundërta unë e gjykoj kështu. Ne gjykojmë se deri në provën e kundër këta i kanë shërbyer më shumë Ramës. Se kur dolëm ne nga Parlamenti, këta hynë. E megjithatë ka pasur midis tyre që në rrethana të ndryshme ka mbajtur një pozicion kundër qeverisë. Por, normalisht këta kanë votuar pro ligjeve qeveritare. Sa ligje janë votuar. Zoti Rama ka kaluar të gjitha ligjet e tij korruptive. Nga koncesionet, të gjitha. Unë nuk di që të kenë mbajt këta zotërinjtë qëndrime të kundërta, ose të kenë votuar kundër. Ato votimet e zotit Rama përfundojnë të gjitha mbi 100 nëse e keni parë. Mirëpo ai Parlament aq ka, 120 vetë. Zoti Rama 80 vetë ka të tijët, 20 të tjerë i merr nga këta të rinjtë. Prandaj deri në ditën e një prove të kundërt ne do të kemi dyshimet se këta i shërbejnë Ramës. Pastaj nëse vërtetojnë të kundërtën na pëlqen, apo sna pëlqen ne kjo është një çështje tjetër", deklaroi Shehi për "Report tv".

Të fundit