“I ke dhëmbët si qen”, Arbana Osmani publikon mesazhet e fanses

Arbana Osmani ka postuar ditën e djeshme në Instastory një foto teksa qesh me kapelen e të birit në kokë. Por një ndjekëse në Instagram i ka komentuar duke e “fyer” Arbanën dhe moderatorja e ka publikuar këtë bisedë.

“Kur qesh edhe ti me këto dhëmbë si qen, se di dmth…”, ka qenë komenti i fanses në mesazhet e moderatores. E ndërsa Arbana i ka i kthyer edhe përgjigjen: “Unë nuk do të ndalojë kurrë së qeshuri, më vjen keq.”

“Por, pavarësisht ndonjërës që duhet për hudhër, kam ndjekësit më të sjellshëm në botë. Ju dua”, ka shkruar Arbana Osmani në postimin e saj të radhës në Instastory.