Flash News

KRYESORE

“I kemi marrë leje Edi Ramës”, shkodranët dalin për të bërë “pik”

“I kemi marrë leje Edi Ramës”, shkodranët dalin

Shkodra është kthyer në një nga qytetet që ka numër të madh personash të infektuar. Madje, mos respektimi i masave në këtë qytet, ka shkaktuar dhe debate të forta politike deri në shkarkimin e prefektit. Mirëpo për qytetarët shkodranë, duket se pak rëndësi kanë të gjitha këto.

ABC Neës, tregon nëpërmjet një video se si qytetarët shkodranë kanë dalë përsëri nga shtëpitë e tyre, duke u grumbulluar së bashku. Mes tyre është dhe ish trajneri i kombëtares së boksit Zef Gjoni, i cili gjatë intervistës ka thënë se masat duhet të ishin më të lehta për shkak të festës së Pashkës.

“Ne dolëm, kryeministri këtë ditë të madhe ta kishte lënë pak më lirë. Megjithatë ne po bëjmë punën tonë”, thotë ai. E nëse ndaj tyre merret masë se kanë thyer izolimin, Zef Gjoni me humor shprehet: “I kemi marrë leje Edi Ramës”. Besimtarët katolikë nuk kanë mundur të festojnë këtë vit Pashkën duke kryer vizita në familjet e njëri-tjetrit. Megjithatë, këta qytetarë zgjodhën të trokasin vezët mes tyre edhe në këto kushte.

https://youtu.be/6VZqa2NWfns

Të fundit