Flash News

KRYESORE

“I keni duart me gjak”, protestë kundër serbëve në Gjakovë

“I keni duart me gjak”, protestë kundër serbëve

Qytetarë të Gjakovës kanë protestuar mëngjesin e sotëm para kishës ortodokse serbe, duke kundërshtuar vizitën e besimtarëve dhe pelegrinëve serbë në Gjakovë.

Sipas qytetarëve protestues, shumë serbë mes atyre që zhvillojnë ritet fetare, kanë kryer krime lufte. Protestuesit u shprehën se tubimi i tyre nuk ka të bëjë me besimin por me krimet që disa prej serbëve kanë kryer.

Gjatë protestës nuk munguan as pankartat ku shkruhej “I keni duart me gjak”.

Të fundit