Flash News

KRYESORE

I keqi dhe i miri, Paola dhe Renato Mekolli bashkë në një emision të ri

I keqi dhe i miri, Paola dhe Renato Mekolli bashkë në një emision
Eksperienca në “Master Chef Albania” e bëri shumë të famshëm Reanato Mekollin në Shqipëri, i cili tashmë ka dhe restorantin e tij në Tiranë. Renato ka pasur disa eksperienca në emisione të ndryshme por mesa duket tani do të vijë me një emision të vetin. Paola ka shkuar në ‘Umami’ ku ka takuar chef Mekollin dhe i ka nxjerrë dhe disa sekrete për projektet e tij të reja. Nuk bëhen shumë të ditura detajet por në një video që ka hedhur Renato në Instagram ka zbuluar për Paolën se është në bisedime me dy televizione dhe televizioni që do i japë lekë më shumë, aty do shkojë. Ai thotë që do shkojë tek një televizion shumë i madh kështu lë të kuptohet se bëhet fjalë për Klan ose Top Channel. Më pas Reanto e pyet Paolën nëse do shkojë në emisionin e tij dhe Paola ka zbluar që e paska kushëri Renaton. “Patjetër që do të vijë sepse ne jemi kushërinj”, -thotë Paola e cila shkakton shumë të qeshura tek shefi i ‘Umami’. Paola është një nga vajzat që ka spikatur në “Kurthin e Piter Pan”, e cila me ëmbëlsinë e saj ka bërë publikun për vete.

Të fundit