Flash News

KRYESORE

I kërkoi të reagonte, Ilir Meta pret Robert Ndrenikën

I kërkoi të reagonte, Ilir Meta pret Robert Ndrenikën

Pak ditë më parë, aktori i njohur Robert Ndrenika i kërkoi Presidentit që të reagonte sa i takon çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka pritur në një takim në presidencë një përfaqësi të aktorëve ku i pranishëm ishte edhe Robert Ndrenika.

Në njoftimin e publikuar nga presidenca thuhet se aktorët e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer së fundmi në një debat publik.

Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Të fundit