Flash News

KRYESORE

I krijoi probleme me vetingun, kryeprokurorja e Tiranës divorcohet

I krijoi probleme me vetingun, kryeprokurorja e Tiranës divorcohet

Kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj ka kërkuar që të ndahet nga bashkëshorti, pasi e akuzon atë për neglizhencë. Konflikti që çoi deri në divorc ka të bëjë me faktin se i shoqi nuk i kishte treguar asaj për konfliktin me një prej anëtareve të trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po kryente rivlerësimin ndaj saj.

Imeraj konfirmoi për BIRN se ka kërkuar të ndahet, pasi bashkëshorti nuk i kishte treguar një përplasje “verbale dhe fizike” me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo. Për shkak të saj, Imeraj u shpreh se konflikti kishte cënuar “procese të rëndësishme të jetës së saj profesionale”.

“Si bashkëshorti ashtu edhe kryetarja e KPK-së, Genta Tafa Bungo, që ishte shortuar si pjesë e trupës që do kryente rivlerësimin e saj, në mënyrë të papërgjegjshme e kishin mbajtur të fshehur këtë rrethanë.”, tha kryeprokurorja e Tiranës për BIRN, që shtoi se nuk do të fokusohet te kjo gjë, pasi është personale.

Por Imeraj akuzoi Bungon se kishte shpërdoruar detyrën dhe se ishte në konflikt interesi.

“Është e papërgjegjshme që anëtarja e KPK nuk e ka deklaruar këtë fakt që në fillimin e procesit të rivlerësimit. Ajo është treguar e papërgjegjshme ndaj detyrës së saj dhe ndaj meje si subjekt rivlerësimi”, shtoi Imeraj, që drejton Prokurorinë e Tiranës që prej gushtit të vitit 2018.

Të fundit