Flash News

KRYESORE

I kujtuan të atin, Soni Malaj përlotet në "Top Talents"

I kujtuan të atin, Soni Malaj përlotet në "Top Talents"
Në fazën e dytë të eliminimeve emisioni i talenteve të reja në Top Channel, "Top Talent" ka një formulë ku çdo javë anëtari i pestë i jurisë është një artist i skenës shqiptare. Mbrëmë ishte Soni Malaj e ftuara speciale. Përveçse ka dhënë vlerësimet e saj dhe ka kaluar nj prej konkurrentëve në finale, Soni edhe u përlot në emision.  Vlera Krasniqi, këndoi baladën e Christina Aguliera-s, “Hurt”, e cila ka përlotur këngëtaren. Soni risolli edhe njëherë në vëmendje se këtë këngë, Christina ja ka kushtuar të atit, duke kuptuar kështu edhe arsyen pse ajo u përlot. Soni ka humbur babanë e saj para disa vitesh, në atë kohë ajo ishte pjesë e emisionit "Në një javë" po në Top Channel. Me emocione, u bashkua dhe moderatorja Ori Nebiaj e cila gjithashtu nuk e ka të atin. “Për të gjitha ne gocat e babait…”, tha Ori.

Të fundit