Flash News

KRYESORE

‘I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje’/ Rudina dhe Aleksi bëhen 'bashkë' për arsyen e veçantë

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka qenë kohët e fundit nën vëmendjen e mediave rozë për shkak të ndarjes me ish-bashkëshortin. Lajmi i divorcit qarkullonte prej kohësh, por nuk ka shumë që vetë Rudina e konfirmoi.

Në daljet e saj në media ajo është shprehur se ruan një raport të mirë me ish-bashkëshortin Aleks, dhe sipas moderatores kjo për hir të vajzës.

Shpesh i shohim bashk, edhe pse të ndarë dhe arsyeja është pikërisht vajza, Viktoria.

Ditën e djeshme Rudina dhe Aleksi janë ribashkuar për arsyen më të rëndësishme sepse vogëlushja e tyre, Viktoria feston ditëlindjen. Ata kanë postuar të njëjtën foto në rrjetet sociale.

 “Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote e vetmja gjë qe nuk do të mungoje kurrë është dashuria. Të duam shume!!!”- shkruan ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj.

Edhe Rudina  ka postuar të njëjtën fotografi.

 

Të fundit