Flash News

KRYESORE

I madhi Collina: Bëj tifo për 2 ekipe, njërin e rrëzova nga Kategoria

I madhi Collina: Bëj tifo për 2 ekipe, njërin e rrëzova nga

E mbani mend Pierluigi Collinen? Gjyqtarin karizmatik që fitoi zemrat e miliona tifozëve me profesionalizmin dhe karakterin e tij të fortë. Ai është human, prandaj tregon se ka bërë tifozllek për dy ekipe në Itali, Bolognan dhe Lazion. Në rrëfimin e tij, ish-xhaketa e zezë tregon se ka hedhur nga kategoria pikërisht ekipin e Bolognas, qytetit të tij.

"Jam rritur në Bologna: ishte normale të isha tifoz kuqeblu. Në moshën 14 vjeç më pëlqente Wilson i Lazios dhe simpatizoja bardhekaltërit kampionë Italie. Nuk e mendoja që do të bëhesha arbitër. Mos mendoni se një tifoz, një lojtar apo gazetar nuk kanë qenë tifoz me ndonjë ekip! Por, futet profesionaliteti në mes. Bëj tifo për veten!

"Po ju them vetëm dy detaje: kam arbitruar ndeshjen e kthimit Bologna-Parma, 'playout' për të mos rënë nga kategoria, në qytetin tim, ku kam shumë miq! Bologna humbi dhe ra nga kategoria. Dhe, Lazio, ekipi për të cilin simpatizoja, në 9 ndeshjet e para që kam arbitruar, nuk ka fituar asnjërën!".

 

Të fundit