I mbaron kontrata në fund të sezonit, Balotelli: Mund të transferohem në Serie A, por jo te Milani

Futbollistit italian, Mario Balotelli, në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me ekipin francez të Niçes, çfarë ka bërë që shumë klube të shfaqin interes për të.

Vet Balotelli është shprehur se ka marrë shumë oferta nga klube të ‘Serie A’, dhe mes këtyre skuadrave mund të jetë edhe Milani, por ai është shprehur se nuk e mendon një rikthim tek ekipi kuqezi.

“Ku do të shkoj? Ka ekipe të Serie A që më ndjekin. Mund të them se mes tyre është edhe Milan, por megjithatë nuk ekziston mundësia që un të kthehem në Milano si kuqezi”, ka thënë ‘Super Mario’.

Sipas “Calciomercato”, së fundmi ekipi i Torinos ka pasur një interesim për sulmuesin, ku pritet të zëvendësojë Belottin, i cili me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit.

Presidenti Kairo synon që me këtë lëvizje, paratë që do të arkëtojë nga shitja e Belottit, t’i investojë për të përforcuar skuadrën në repartet e tjera.