Flash News

KRYESORE

I mbyturi të mbyt, Flamurtari e Luftëtari ndalin Teutën e Bylisin

I mbyturi të mbyt, Flamurtari e Luftëtari ndalin Teutën e Bylisin

Rezultate befasuese në dy ndeshjet e para të Superiores. "I mbyturi, të mbyt", - thotë populli dhe një shprehje e tillë mund të përdoret dhe për barazimin e Teutës në shtëpi ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-1 dhe Luftëtarit ndaj Bylisit po me të njëjtin rezultat.

Ekipi durrsak nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me vlonjatët. Ishin miqtë e trajnerit Marcelo Troisi që shënuan të parët me anë të Harunit në minutën e 13', ndërsa vendasit barazuan me Çyrbjen. Një barazim që do të lërë shenja.

Luftëtari ndali Bylisin në Gjirokastër. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Guindo realizoi nga penalltia në minutën e 35', ndërsa Lika barazoi mjaft bukur me goditje dënimi nga distanca në minutën e 43'. Dy ndeshjet e sotme treguan se kampionati shqiptar nuk ka nivel të lartë.

 

Të fundit