Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
AGRON GJEKMARKAJ
Në Shqipëri, fëmijët tanë njohin shumë prej artistëve tallava me buzë e gjoks plastik dhe shokët e tyre meshkuj që gërvallen si gomari në fresk me një mikrofon në dorë. Janë pikërisht ata që i quajmë “star”-ë të historisë bashkëkohore moderne, që pasdite a darkash japin intervista, duke na shpjeguar shkallët e gjenialitetit, humanizmit dhe talentit të tyre, që fluturon si ‘zogu i Tunës’ drejt horizonteve të reja.
Po kaq qytetarë të shumtë, të edukuar me realizmin socialist, njohin aktorët që me një bumje vrisnin tridhjetë gjermanë apo që prisnin këmbë të plagosurish me sharrë druri pa pipëtirë. Njohin gjithashtu politikanët, duke filluar me këshilltarët e katundit, për të përfunduar te Kryeministri. Gjithë sa mbase nuk është faji i shoqërisë, e cila pret shkurt yshtur arsyesh të ndryshme. Politikat kulturore pas rënies së komunizmit kanë qenë të tilla, rehabilituese, promovuese dhe justifikuese për elitat e komunizmit, dishepujt dhe veprat e tyre. Aferim. Lin Delia, Ernest Koliqi dhe Dom Lush Gjergji Jashtë kufijve të Shqipërisë nuk vlejnë kurrgjë, me pak përjashtime të viteve të fundit. Në pikturë, kjo situatë është edhe më dramatike.
Por, përtej fatit të saj tragjik e ideologjik në kohët e mbylljes dhe skematizmit vrastar, disa të ikur para dhe pas lufte nga Shqipëria dhe trojet jashtë kufijve, ia dolën të bëjnë emër të madh në Perëndim. Ata janë Lin Delija, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjoka, Mikel Koliqi dhe Mark Luka (Lukoliç). Delia u arratis në vitin 1948, pasi kishte studiuar në kolegjin françeskan si student i pader Leon Kabashit (ndër të tjera edhe piktor)! Studioi më tej në Akademinë e Zagrebit, më pas në Romë si student i të mëdhenjve të viteve ‘50, të shkollës romane, Mafei e Bartoli.
Spikati shpejt në Romë me një sërë ekspozitash. Lin Delia qe piktori i parë dëshmitar i terrorit në telajo. Ai realizoi të gjitha portretet e françeskanëve të mëdhenj si Fishta, Harapi, Shllaku, Prennushi etj. Ndonëse i lëvroi të gjitha gjinitë “il profano” e “il sacro”… Interpretimi i Biblës nëpërmjet ngjyrave e bëri atë një nga piktorët më të mëdhenj të artit të shenjtë në Europë gjatë shekullit 19, siç do ta përkufizonte kritiku i njohur i artit Vittorio Sgarbi. Lin Delija e mbajti kudo si kryq në shpinë Shqipërinë e tij, atë të vjetrën, tradicionalen, me heronjtë, luftërat, priftërinjtë, gratë e vashat, malësorët eshtakë dhe rilindësit e saj, që e nxorën atë nga përzhitja otomane. Me qindra janë kuadrot që e dëshmojnë këtë. Krahas tyre, ndoqi zhvillimet dhe rrymat e reja të artit europian. Si kulminacion dhe certifikim i autoritetit të tij artistik, veprat e tij gjenden të ekspozuara në Muzeun e famshëm të Vatikanit, në atë të Bashkisë së Romës, të Breshias, Palermos. Dy muzeume mbajnë emrin “Lin Delija” në Antrodoco dhe Ozimo, dy qytete që piktorin shkodran e kanë si patentën e tyre kulturore.
Lin Delia ka ekspozuar në New York, Quebek, Mynih, Madrid, Berne e shumë e shumë qytete të tjera. Një karakteristikë e këtij dukagjinasi të hershëm ishte ligjërimi i tij trimëror ndaj diktaturës komuniste. Ai ishte edhe “homo politicus”; ndoshta kjo është arsyeja që pas pluralizmit në Shqipëri e shtynë me indiferencë përsëri në Itali, ku vdiq në vitin 1994, në moshën 68- vjeçare. Në Tiranë ka pasur disa tentativa të nxitura nga miq të tij italianë dhe dashamires shqiptarë, të cilët kanë bashkuar veprat e tyre për disa ekspozita që u takojnë viteve të shkuara.
Ne kemi një histori të varfër të artit piktorik, ndërsa për shqiptarët që s’e mohuan kurrë përkatësinë e tyre dhe bënë famë individuale atje, ku fama testohet prej s’vërteti me kritere vlerash, nuk ka asnjë kapitull në libra shkollash apo universiteti, nuk ka katalogë. Me gjasë, ka një frikë ballafaqimi. Profesorët e tyre duan të vetofrohen si të mëdhenj të keqkuptuar me të djeshmen socrealiste dhe të sotmen plot qofte e birrë.
Ky nihilizëm nuk vlen për të gjithë. Studentët kanë mbi të gjitha nevojë të njohin nga afër Lin Delinë, Kodrën, Gjokën, Lukën e Koliqin, që veçse piktorë të mëdhenj ishin edhe kulturologë po të tillë. Mos të tremben nga mbiemrat e tyre që të kujtojnë “reaksionin”, “malet” atë “Shqipërinë e vjetër”, e cila sapo mbërriti në Europë e dëbuar u gjind në shtëpinë e vet. Me mirënjohje duhet përmendur shoqata “Lin Delija” në Antrodoco dhe në veçanti Armando Nicoletti, i cili prej 25 vitesh përpiqet me sa mundet të promovojë imazhin e Delisë kudo, duke hasur vështirësitë më të mëdha, pikërisht në Shqipëri. Kjo shoqatë dhe ky person, prej 6 vitesh, i kanë dhuruar 105 piktura dhe dizenjo shoqatës “Art Union”, në Tiranë, për të ndërtuar një muze të veprave të Lin Delisë, kaq të nevojshëm, për të vendosur komunikimin e munguar mes piktorit dhe shoqërisë.
Gjithë sa është bërë me certifikimin e Ministrisë së Kulturës së Italisë dhe me akt noterial në Tiranë, por Muzeu nuk po duket askund dhe një zot e di kur do të behet. Donatoret ndihen të shqetësuar për këtë bjerrje kohe e për të tjera aspekte. Meqenëse veprat janë në Shqipëri, duhet një angazhim i institucioneve për t’i kthyer artit shqiptar thagmën shpirtërore të uzurpuar nga ajo ideologjike. Duke njohur Lin Delinë përmirësojmë raportin personal me artin dhe historinë, e mbi të gjitha rikonceptojmë përshtypjet për kohën, kur shqiptari për shqiptarin ishte ujk. Duke konstatuar se atë trashëgimi që jeton pa i hyrë ferrë në këmbë, edhe pse e përndjekur nga Shqipëria ideologjike dhe e sfiduar nga banaliteti i asaj demokratik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38