Flash News

KRYESORE

I mituri i jep fund jetës, gjendet i varur në pemë

I mituri i jep fund jetës, gjendet i varur në pemë

Një i mitur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Maqellarë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan të miturin drejt këtij akti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11.40, datë 02. 07. 2018, Policia e Dibrës është njoftuar se në njësinë administrative Maqellarë është gjetur i vetëvarur në një pemë i mituri F. R., rreth 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

Të fundit