Flash News

KRYESORE

I morën 10 milionë lekë, grabitësit plagosin kambistin

I morën 10 milionë lekë, grabitësit plagosin kambistin

Persona ende të paidentifikuar kanë plagosur një kambist dhe gruan e tij në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur çifti i bashkëshortëve po mbyllte biznesin.

I dhunuari është Mustafa Mustafai, 70 vjeç dhe bashkëshortja, Thëllëza Mustafai. Ata janë qëlluar me thikë nga grabitësit dhe për pasojë janë transportuar me urgjencë në spital.

Kambisti është goditur brenda ambienteve të dyqanit edhe me pjesën e pasme të pistoletës në kokë. Dyshohet se grabitësit kanë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.

Të fundit