Flash News

KRYESORE

I mori Stambollin, Imamoglu takon për herë të parë në publik Erdoganin

I mori Stambollin, Imamoglu takon për herë të parë në

Ekrem Imamoglu dhe Rexhep Taip Erdogan janë takuar për herë të parë në publik që pas zgjedhjeve lokale. Imamoglu u shpall së fundmi fitues në Stamboll duke thyer sundimin 25 vjeçar të partisë së Erdoganit.

Dy liderët politikë ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të biznesmenit Atalay Şahinoglu. Ata përshëndetën njëri-tjetrin, ndërkohë që raportohet se kanë shkëmbyer edhe disa fjalë për pak minuta.

Pavarësisht se institucionet turke kanë çertifikuar fitore e Imamoglu në Stamboll, Erdogan ka kërkuar rivotim në pjesën më të madhe të qytetit, duke mos u pajtuar me rezultatin.

Të fundit