Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
I ndaloi hyrjen në SHBA, reagon DASH: Dako i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit si kryebashkiak i Durrësit
Departamenti i Shtetit Amerikan ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit për të hyrë në SHBA. Në një prononcim për Ora News
DASH thekson se SHBA-të kanë informacion të besueshëm se Dako, ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm gjatë mandatit të tij si kryetar.
Theksohet gjithashtu se korrupsioni shkakton kosto mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë dhe lehtëson krimin e organizuar.
“Departamenti i Shtetit i SH.B.A-së ka një informacion të besueshëm se z. Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm gjatë mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Durrësit. Korrupsioni shkakton kosto mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë dhe lehtëson krimin e organizuar. Kjo ndikon drejtpërdrejt në interesat e sigurisë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme të SH.B.A.-së, dhe ne besojmë, se edhe në ato të Shqipërisë. Në këto rrethana, ne besojmë se është e rëndësishme për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar të dijë, që Shtetet e Bashkuara të njohin të korruptuarin publik, përfshirë edhe përfshirjen e zotit Dako në akte korruptive, në mënyrë serioze",- thuhet në reagimin për RTV Ora.
Më herët Dako u shpreh i pyetur nga mediat se nuk ka asnjë koment.