Flash News

KRYESORE

I ndrojturi Gent Cakaj nis punën si diplomat i deleguar i Ramës

I ndrojturi Gent Cakaj nis punën si diplomat i deleguar i Ramës
Pas delegimit të kompetencave nga kryeministri Edi Rama tek Gent Cakaj si ministër i Jashtëm, 28-vjeçari ka nisur menjëherë punën në krye të diplomacisë shqiptare. Cakaj u shfaq në mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së. Takimin e parë e pati me Ministrin rumun të Shtetit për Çështjet Evropiane George Ciamba, diskutimet u përqendruan në mbështetjen e Presidencës rumune të Këshillit të BE-së për axhendën evropiane të Shqipërisë. Po ashtu, Cakaj diskutoi edhe me homologun e tij grek, Georgios Katrougalos dhe për këtë takim është publikuar edhe një foto nga Ministria e Jashtme greke në Tëitter. Cakaj shprehu vlerësimin e lartë për përparësinë që programi i Presidencës rumune të BE-së i kushton procesit të zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor. U vu re se në momentin kur hyri mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtme, Cakaj u shfaq mjaft i ndrojtur dhe hera herës në siklet, teksa ecte ne tapetin e kuq. [video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/02/43744014_131898017851806_8830163084682731757_n.mp4"][/video]

Të fundit