Flash News

KRYESORE

I ngjason asaj të Ballit Kombëtar, Halit Valteri nxjerr logon e partisë së re (FOTO)

Në zgjedhjet e ardhshme qendrore të vitit që vjen pritet të kemi disa forca të reja politike, ku një prej tyre pritet të jetë "Lëvizja Demokratike Shqiptare", e cila do të përbëhet kryesisht me deputetët aktual të opozitës.

Ndërkohë që sot, deputeti Halit Valteri ka bërë publike dhe logon e kësaj partie. Ajo do të jetë me një shqiponjë të zezë në mes, të vendosur në sfond të kuq e rrethuar me një vijë të bardhë ku shkruhet emri i partisë "Lëvizja Demokratike Shqiptare". Ajo që vihet re është se i ngjason logos së partisë "Balli Kombëtar".

Ende nuk dihen se cila do të jetë kryesia e kësaj force politike, por baza e saj pritet të jetë me deputetët e opozitës paelamentare. Gjithsesi, duhet theksuar se kjo parti ende nuk është konkretizuar zyrtarisht.

Të fundit