Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ekspertët e motit në Europë thonë se një valë potencialisht e rrezikshme të nxehti, mund të godasë Europën javën që vjen.
Ata paralajmërojnë se temperaturat mund të arrijnë në mbi 38 gradë celsius, sidomos nga e mërkura dhe e enjtja.
Përvëlimi që do të pushtoje kontinentin është rezultat i një stuhie të grumbulluar mbi oqeanin atlantik dhe fronteve të presionit të lartë në Europën Qendrore dhe Lindore, që do të shtyjnë drejt veriut një rrymë ajri tejet të nxehte nga Afrika.
Termometri do të shënoje së pari rritje të ndjeshme në Spanjë, e më pas, temperaturat e larta do të prekin dhe Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Çekinë, Zvicrën e Italinë. Edhe Shqipëria rrezikon të preket nga kjo valë të nxehti. Sinoptikanët parashikojnë që kjo valë të nxehti të zgjasë deri në fillim të korrikut.
Në lindje të Francës, njerëzit po paralajmërohen për temperatura prej 40 gradësh celsius.
Ministria franceze e shëndetësisë ka këshilluar sidomos të varfrit e të pastrehët të përdorin vendet e freskëta si parqet publike apo kopshtet, ndërsa të moshuarit dhe personat me probleme fizike, janë udhëzuar të regjistrohen pranë autoriteteve lokale për të marrë ndihmë në rast nevoje.
Shërbimi meteorologjik gjerman Deutscher Ëetterdienst paralajmëroi se i nxehti i madh mund të mbërrijë në Gjermani të hënën dhe kulmin do ta shënoje nga mesi i javës.