Flash News

KRYESORE

I "nxorrën sheshit" plagjiaturën, e motra mbron Taulant Ballën; publikon notat

Taulant Balla është një ndër deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, i cili akuzohet për plagjiaturë në doktoraturën. Mbrëmjen e djeshme “Top Story” në emisionin me titullin “Injorantët e Parlamentit”, i publikoi Ballës paragrafet e doktoraturës ‘copy-paste’. Sot, e motra i ka dalë në mbrojtje të vëllait, duke publikuar në Instagram listat e notave në ciklet e studimit të Ballës, ndërsa shkruan:
“Zagajt le te lehin, karvani eshte nisur perpara qe ne 8-vjecare 💡 edhe mjaft e u(shqyet) kete popull me shpifje se... c’keni mbjelle do te korrni - thote “serisht” populli. ☝️#krenare #taulantballa#mospordhosnidijen P.S keto 7 foto per goje-liget, ju lutem ti shihni te gjitha, deri ne fund"
Megjithatë, pas skandalit me plagjiaturën e deputetit socialist, lindin dyshimet se sa të merituara janë këto nota.

Të fundit