Flash News

KRYESORE

I ofroi ryshfet policit, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë

Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi ka tentuar të korruptojë policin për të shmangur gjobën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qafa e Buallit’, Bulqizë, ku shtetasi  Miklovan Lamani, i ka ofruar një ryshfet prej 5000 lekësh punonjësit të policisë rrugore për të shmangur kontrollin e dokumentacionit.

Mësohet se 35-vjeçari nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, si dhe kishte mungesë të dokumentacionit të automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua vlera monetare, ndërkohë që materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të fundit