Flash News

KRYESORE

“I paaftë, i droguar dhe shembull i keq”, mediat meksikane sulmojnë ashpër Maradonën

“I paaftë, i droguar dhe shembull i keq”, mediat meksikane

Ikona e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, pak kohë më parë mori drejtimin e skuadrës së Dorados në Meksikë, duke sjellë një efekt të ngjashëm me atë të Ronaldos në Itali.

Ndërkohë, shumë media në Meksikë kanë shkruar me nota negative dhe tepër të ashpra kundrejt tij.

Gazeta më e shitur në Meksikë, “Universal”, ka dalë hapur kundër Maradonës, duke e cilësuar atë thjesht si një element marketing që mund të rrisë numrin e shitjes së biletave.

Në titullin e artikullit të firmosur nga Gerardo Velazquez, shkruhet pa u kursyer se argjentinasi është një i droguar që do të drejtojë në futbollin meksikan.

“Do t’i japin një të paafti 150 mijë dollarë në muaj dhe kjo është një mungesë respekti për trajnerët e tjerë. Maradona është i mirë për të shitur bileta te tifozët, por nuk ka as idenë më të vogël se si duhet të punojë. Është i sëmurë, i droguar dhe ka nevojë për ndihmë sepse përbën një shembull të keq. Gjatë Botërorit në Rusi të gjithë e panë situatën në të cilën ndodhet”, shkruan “Universal”.

Të fundit