‘I padëshiruar në Presidencë’/ Borchardt ju kthehet gazetarëve pas vendimit të Metës: Më lini të qetë!

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta, i cili i dërgoi një letër eprorëve të OSBE në Kopenhagen, atyre në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ ku theksoi se ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit, vjen një reagim nga ky i fundit.

Borchardt ishte duke dalë pas një takimin zhvilluar në selinë e PD-së, teksa u pyet nga gazetarët për vendimin e Metës:

“OSBE është organizatë legjitime në Shqipëri. Më lini të qetë”, tha ai.

Meta letër OSBE: Ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë