Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
I përdorën foton e të birit në miting elektoral, aktivisti hedh hapin e parë për gjobitjen e Partisë Socialiste
Dje, aktivisti Besjan Pesha denoncoi faktin se një foto e djalit të tij 8 vjeç ishte përdorur në spotet e çeljes së fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës nga PS, të shtunën që kaloi, pa asnjë autorizim.
Sot, ai ka hedhur hapin e parë duke i nisur një letër Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke i kujtuar ligjin që e ndalon përdorimin e paautorizuar të imazhit të fëmijëve dhe ngarkimin me përgjegjësinë për të ndëshkuar subjektet abuzuese.
“Unë pres që brenda një afati të shkurtër, agjencia juaj të zbatojë ligjin nr. 18/2017 dhe të marrë masat ndëshkimore sipas nenit 69, masë me gjobë ndaj subjektit “Partia Socialiste”.
Ky ndëshkim, edhe pse simbolik, do të ishte një sinjal pozitiv ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë se ligji dhe jo partia e sundon vendin”, shkruan Pesha në letrën e tij.
Letra e plotë:
Hapi i parë, letër Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.
E nderuar Zonja Tandili,
Para dy ditësh, subjekti “Partia Socialiste” mbajti në sheshin “Nënë Tereza” një tubim elektoral me emërtimin “Bashkia që duam” qëllimi I të cilit ishte, sipas fjalimeve publike të drejtuesve të subjektit, celja e fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës.
Për qëllimin e takimit subjekti kishte vendosur në qendër të sheshit një ekran led, 15mx5m dhe rreth 6 ekrane të tjera 5mx3m, ku shfaqeshin materiale propagandistike foto dhe video si edhe folësat gjatë tubimit. Gjithashtu ky tubim u pasqyrua live nga pothuajse të gjitha mediat audiovizive në vend.
Me habinë më të madhe konstatova se në një nga fotot e përdorura në sfond ishte edhe im bir, Daris Pesha, 8 vjeç.
Im bir është djali me xhaketë blu që mban një fidan në dorë.
Jam ndier shumë I revoltuar dhe I fyer që foto e tim biri, pa asnjë lloj autorizimi nga unë apo ime shoqe, përfundon në ekrane gjigande në sheshin “Nënë Tereza”, si edhe për rrjedhojë në të gjitha mediat audiovizive shqiptare, rrjetin social Facebook si pjesë e albumit të publikuar nga Kryeministri Edi Rama, apo portalet e ndryshme të cilat kanë pasqyruar këtë aktivitet të Partisë Socialiste.
E nderuar Zonja Tandili,
Institucioni që ju drejtoni ngarkohet nga ana e Ligjit Nr. 18/2017 “PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN E FËMIJËS” që të garantojë zbatimin e këtij ligji.
Në nenin 17 të tij, Liria e jetës private, ky ligj e ndalon përdorimin e paautorizuar të imazhit të fëmijëve dhe ju ngarkon ju me përgjegjësinë për të ndëshkuar subjektet abuzuese.
Më konkretisht neni 17 thotë:
- Fëmijës i garantohet respektimi i jetës private, familjare, banesës, korrespondencës dhe mbrojtja nga cenimi i paligjshëm i moralit dhe i dinjitetit të tij.
- Privatësia e fëmijës mbrohet në të gjitha situatat, përfshirë ato brenda familjes, institucioneve të kujdesit shëndetësor, shoqëror e të shërbimeve. Kjo e drejtë përfshin privatësinë e marrëdhënieve e të komunikimeve me të tjerët, të drejtën për këshillim konfidencial, kontrollin e aksesit në informacionin që ruhet për fëmijët në dosjet përkatëse.
- Privatësia e fëmijës respektohet në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore apo administrative, duke përfshirë edhe publikimin e tyre në media.
- Pjesëmarrja e fëmijës nën moshën 14 vjeç në debate publike, si dhe në programe audiovizive bëhet vetëm me miratimin e prindit ose kujdestarit të fëmijës.
- Fëmijët nuk mund të përdoren apo të ekspozohen nga prindi, kujdestari, institucionet publike apo private për qëllime të përfitimit personal apo për të ndikuar vendimet e autoriteteve publike.
- Mosrespektimi i këtij ndalimi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, sipas nenit 69 të këtij ligji.
- Transmetuesit audiovizivë mbajnë përgjegjësi për rastet e mosrespektimit të lirive dhe të drejtave të fëmijës gjatë transmetimit të programeve të tyre, në përputhje me këtë ligj, si dhe me legjislacionin në fuqi për mediat audiovizive.
Sic edhe ju e konstatoni rasti në fjalë nuk lë hapësira për interpretim të ligjit. Subjekti “Partia Socialiste” I ka shkelur të gjitha pikat e nenit 17 duke përdorur në mënyrë abuzive imazhin e tim biri për qëllime përfitimi elektoral.
Ky ligj është vetëm një nga shkeljet e ligjit që subjekti ka kryer, por duke qenë se autoriteti juaj kufizohet vetëm në zbatimin e këtij ligji po ju drejtohem vetëm për sa më sipër, për të tjerat do ti drejtohem Gjykatës.
Zonja Tandili,
Unë pres që brenda një afati të shkurtër, agjencia juaj të zbatojë ligjin nr. 18/2017 dhe të marrë masat ndëshkimore sipas nenit 69, masë me gjobë ndaj subjektit “Partia Socialiste”.
Ky ndëshkim, edhe pse simbolik, do të ishte një sinjal pozitiv ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë se ligji dhe jo partia e sundon vendin.
Do të ishte sa zhgënjyese edhe thyerje e ligjit nëse ju nuk reagoni dhe nuk merrni asnjë masë.
Me synim transparencën si edhe duke qenë se kjo çështje ka ngjallur interes publik, kjo letër do të bëhet publike ashtu sic do të bëhet publik edhe reagimi juaj,
Në pritje të vendimarrjes tuaj,
Me respekt,
Besjan Pesha
Ps: Kjo leter ju eshte nisur edhe zyrtarisht ne protokoll.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38