I përdorën fotot në aplikacionin online, moderatorja reagon ashpër: Do bëhesh pishman që ke lindur!

Moderatorja Dajana Shabani ka vënë re se fotot personale i janë përdorur nga një adresë false në një aplikacion online.

“Tinder” quhet programi që mundëson njohje dhe takime, përmes kontaktit online.

Sipas moderatores, një person me emrin Frensis po i përdor imazhin, ndaj edhe reagimi i saj ka qenë i ashpër, duke e paralajmëruar se do të bëhet pishman me këtë veprim.

Në aplikacionin Tinder janë përdorur fotot e mia nga e ashtuquajtura ‘Frensis’. Frensis nëse të gjej, do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke dhe e fakultetit të mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnje”, shkruan Dajana në Instagram.

Të shohim nëse personi në fjalë do të mbyllë adresën me fotot e moderatores pas këtij reagimi.