Flash News

KRYESORE

Video/I përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, dalin pamjet e arrestimit të një prej të dyshuarve

Video/I përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, dalin pamjet e

I përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, dalin pamjet e arrestimit të një prej të dyshuarve

Sipas Neës 24, Policia e Tiranës arrestoi në zonën e “Xhamllikut” Ilir Selmanin, një nga autorët e dyshuar në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje që ndodhi gushtin e vitit të kaluar në Tiranë. Nga pamjet e siguruara nga ky televizion, pretendohet se është Ilir Selmani,, i cili shoqërohet nga disa policë.

Selmani dyshohet se ishte personi që mblodhi bishtat e cigares në vrasjen e Santiago Malkos, me qëllim fshirjen e gjurmëve. Ai është gjithashtu subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, pasi i është kërkuar në 3 mars të deklarojë burimet e pasurisë.

Ai ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet si një nga personat kyç zbardhjen e vrasjes së Santiago Malkos. Për vrasjen e ish-policit dyshohet se janë angazhaur disa persona, ku njëri prej tyre është arrestuar.

Komunikata zyrtare e Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Gjurmimi", për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Finalizimi i operacionit, pas një pune disajavore, me metoda speciale të hetimit.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit S. M., ndodhur në gusht të vitit 2019.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, gjatë mesditës së sotme kanë finalizuar operacionin të koduar "Gjurmimi", në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën "Endri Keko", u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Ilir Selmani, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasit Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Ky shtetas është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27.08.2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi S. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të shtetasit Ilir Selmani. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/535206363690605/?epa=SEARCH_BOX

https://youtu.be/tmelCJoUqiY

Të fundit