Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“I përkasin qytetarëve...”, deputetët e LSI i përgjigjen Bashës për djegien e mandateve
Ndonëse një ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Krymadhi u shpreh se ‘Rama s’ka parë gjë akoma’ pak pasi kreu i PD, Lulzim Basha propozoi djegien e mandateve një ditë pas protestës së opozitës, duket se deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dalë me një qëndrim të unifikuar.
Përmes rrjeteve sociale, deputetët e LSI i janë përgjigjur thirrjes së Bashës për djegien e mandateve. Ata janë shprehur ndër të tjera se Kuvendi tashmë nën qeverisjen e Ramës nuk është më vendi i kuvendimit.
Më poshtë, disa prej reagimeve të deputetëve të LSI:
Klajda Gjosha: Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar.
Floida Kërpaçi: C’vlerë ka mandati kur ai helmon popullin e tij
Kejdi Mehmetaj: Mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve! Ata folën qartë dhe fort ditën e shtunë. Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës!
Viktor Tushaj: Ky kuvend, i marre peng nga krimi i organizuar nuk eshte me vendi i kuvendimit. Arroganca e maxhorances kriminale po fundos vendin
Endrit Braimllari: Edi Rama e kthehu Parlamentin ne strehe te krimit te organizuar. Ky Parlament eshte i krimit te organizuar dhe jo i qytetareve. Ketij Parlamenti i dhimbset me shume kallçuku dhe kerpudha e Edi Rames sesa jeta e qytetareve.
Edmond Panariti: Parlamenti është i ligjshem edhe pa opozitën, thote maxhoranca. Po patjeter, sigurisht ashtu si thoni ju është! Sepse sipas këtij arsyetimi, të ligjshem ishin edhe Stalini, Enveri dhe Hitleri. Shtypen, vrane dhe prene me ligj dhe në emer të tij. Madje ky i fundit e dogji fare parlamentin. Jeni të "ligjshem" sepse akoma se keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjte dhe qendron mbi të gjitha.
Nora Malaj: Dashuria për popullin që të rrit dhe të mëkon me atdhedashuri e patriotizëm është mandati më i madh i çdo kujt prej nesh! Lotët e popullit tim , në datën 16 shkurt, janë revolta më e madhe e këtij populli që nuk tuten nga diktatura e vendosur nga ky rregjim anti popullor . Fundi i diktaturës është çështje orësh . Populli shqiptarë ka lindur bashkë me lirinë se rrënjët i ka në Iliri e nuk duron dot institucionet e kapura.Fundi i diktaturës është vetëm çeshtje orësh. Për lirinë e vendit tim nuk ka kompromist me të keqen !