Flash News
Përfshihet ne flakë një apartament te ‘Zogu i zi’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
I përmendi emrin në emision, deputetja e ‘opozitës së re’ – Artur Zhejit: Flet të pavërteta qesharake
Deputetja e re e LSI-së, Edlira Hyseni nuk e ka pritur mirë një koment të bërë nga moderatori Artur Zheji në emisionin ‘360 gradë’, që u shpreh se ajo ka votuar pro mazhorancës pa hyrë ende në parlament. Përfaqësuesja e qarkut të Durrësit mohon të ketë votuar ndonjë ligj pro-qeverisë, pasi nuk ka qenë e informuar për rendin e ditës.
“Ne diten time te pare ne Parlament nuk kam votuar, per arsye se nuk kisha dijeni per asnje ligj e material te rendit dites dhe per kedo qe me njeh mua nga Keshilli Bashkiak Durres, e din shume mire qe nese nuk lexoj dhe krijoj nje opinion te argumentuar mbi cdo projekt kam perpara, nuk kam ngritur kurre kartonin e miratimit, tashme per 4 vjet angazhim ne politiken lokale, ku kam bere nje opozite ne Keshill sa Pd dhe Lsi marre se bashku”, sqaron ajo.
Kur pranoi mandatin e deputetës, Hyseni deklaroi se vendimin e mori e shtyrë nga djali i saj ndërkohë që më tej shtoi se nuk është politikane por opozitare e lindur.
Reagimi i plotë:
Eshte perdorur e keqperdorur ne rrjete sociale/media dhe komentuar nga kush pelqen te jetoj me mllefe o urrejtje dhe ndaj dikujt qe nuk njeh e asgje nuk din,, nje konsultim me tim bir per ceshtjen e mandatit te cilen e ndava me te njohurit e mij ne fb.
Nuk kisha ndermend te reagoj gjer mbreme kur ky moment u perdor politikisht nga gazetari Zheji ne emisionin e tij, ku pervec batutave aq larg profesionalizmit dhe qytetarise qe ne presim nga mediat serioze, u thane te paverteta qesharake..sikur une paskam votuar pro qeverise, pa mberritur mire ne parlament. Meqe eshte bere ves ne kete shoqeri te paraqiten permbys argumentet dhe une po e nis permbys..
Se dyti.. Ne diten time te pare ne Parlament nuk kam votuar, per arsye se nuk kisha dijeni per asnje ligj e material te rendit dites dhe per kedo qe me njeh mua nga Keshilli Bashkiak Durres, e din shume mire qe nese nuk lexoj dhe krijoj nje opinion te argumentuar mbi cdo projekt kam perpara, nuk kam ngritur kurre kartonin e miratimit, tashme per 4 vjet angazhim ne politiken lokale, ku kam bere nje opozite ne Keshill sa Pd dhe Lsi marre se bashku. Flas per ata qe me njohin dhe jo keta qe hamendesojne ..
Se pari..ai djali qe ju merrni neper goje pa piken e etikes, ne anen tjeter te ekranit ka nje nene/ gjysher apo nje zemer qe e ndjek dhe eshte nje student i ekselences, ne nje nga Universitetet me te veshtira e cilesore, sic eshte Politekniku i Torinos, fitues i nje burse per merite, ne Inxhinieri, pra me shume pune e studim, me djersen e tij.
Une jam konsultuar dhe do vazhdoj te konsultohem me te, pasi ai dhe brezi i tij, kane nevoje per nje shprese e vizion te bukur e te paster te se ardhmes, qe mund ta bej te kthehet ne atdhe prane nenes se tij mbas shkollimit.
Nese dikush do kishte cilesine e notave te tij, do e degjoja dhe respektoja me perulesi, por keqdashjen dhe ligesin gratuite nuk e toleroj as si nene, as si qytetare e vendit tim e as si deputete e re!
Per te gjitha keto me siper une ndjej se kam nje motiv me teper per te shkuar ne Kuvend dhe per te luftuar per nje shoqeri me te mire!