Flash News

KRYESORE

I plagosuri në Shëngjin, LSI-sti që u plagos ditën e zgjedhjeve

I plagosuri në Shëngjin, LSI-sti që u plagos ditën e

Të shtëna me armë zjarri sot në Shëngjin kanë lënë dy persona të plagosur. Samet Berçaj  19 vjeç dhe Florian Dushku 28 vjeç janë personat e lënduar nga ngjarja e sotme, ku 28 vjeçari është dhe LSI-sti i cili u plagos ditën e zgjedhjeve në Lezhë.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në  qendër të qytetit të Lezhës ndërkohë që Beçaj dhe Dushku po ecnin  në trotuar janë goditur nga një person i cili po udhëtonte më një makinë.

Aktualisht të rinjtë janë në spitalin Rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për te zbardhur ngjarjen si dhe për kapjen e dy autoreve që bashkëpunuan në plagosjen e dy të rinjve.

Të fundit