Flash News

KRYESORE

I plotësohet dëshira Aurela Gaçes, përgëzon Greta Koçin për vendimin e saj

Megjithëse këngëtarët që këndojnë me "playback" vazhdojnë të mbushin lokalet dhe koncertet plot, publiku di të dallojë kur një këngëtar është vërtetë i talentuar. Njëjtë siç ndodh me Aurela Gaçen. Aurela i ka bërë një premtim vetes që nuk do të këndojë kurrë me "playback" dhe ajo bashkë me bandën e saj, performojnë live çdo fundjavë në një nga club-et e Tiranës.

Suksesi dhe dashuria e publikut për Aurelën, vërtetohet sa herë ajo ngjitet në skenë, siç ndodhi në koncertin e fundit para disa ditësh për 15-vjetorin e Digitalb.

Por tashmë edhe Greta JKoçi ka vendosur të rikthehet aty ku e ka filluar. Ajo do të fillojë të performojë live me një bandë muzikore dhe si duket kjo gjë e ka gëzuar pafund Aurelen e cila inkurajon kolegët e saj gjithmonë që të këndojnë "live"

Aurela ka postuar një nga lajmet që janë bërë për Gretën pikërisht për këtë vendim dhe ka shkruar mbi foton në Instatstory:

“Më pëlqeu shumë ky vendim i yti Greta Koçi. Paçim sa më shumë lajme të tilla”. 

E ndërsa Greta ka ripostuar foton e Aurelës duke shkruar:

"Faleminderit Aurela Gaçe! Të dua fort”.

Të fundit