I publikon intervistën me Baton Haxhiun, Vasili: Ka vetëm një armik të presidentit Trump në Shqipëri

Ish-deputeti dhe ish kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e cilëson kryeministrin Edi Rama si armikun e vetëm të Presidentit Trump në Amerikë dhe Shqipëri.

Ai i publikon një video, pjesë e një interviste me Baton Haxhiun, ku deklaron se nëse Trump zgjidhet president i SHBA, marrëdhëniet me Shqipërinë do të jenë të kërcënuara.

“E kam thënë hapur atë që mendoj për Trump, se kam problem ta përsëris as në shqip e as në anglisht. Donald Trump është kërcënim për Amerikën, si rrjedhojë edhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Që i bie që amerikanët mos e dhëntë Zoti ta zgjedhin president sepse do të ishte një president që do ti bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet amerikano-shqiptare”, shprehet Rama në këtë video.