Flash News

KRYESORE

I quan protestuesit ‘huliganë’, Taulant Balla harron skenat e tij duke u përplasur me policinë

I quan protestuesit ‘huliganë’, Taulant Balla harron skenat e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka sulmuar opozitën dhe i ka cilësuar huliganë ata që janë përplasur sot me Policinë e Shtetit, pranë godinës së Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla kërkoi të ashpërsohen ligjet penale, për këdo që sulmon fizikisht punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Do të vlerësoja fillimisht mirë-administrimin e  situatave nga ministria në hyrje të kuvendit, ku një grup politikanësh të korruptuar në bashkëpunim me elementë kriminale sulmojnë punonjësit e policisë së shtetit  dhe mendojnë se jemi në momentin e duhur për të ashpërsuar ligjet penale për ata që godasin policinë e shtetit.

Të merren masa ndëshkuese për këdo që ngre dorën ndaj policisë së shtetit, apo funksionari gjatë detyrës. Basha është një huligan që godet policinë e shtetit”, u shpreh Taulant Balla, i cili si pa dashje e quan edhe veten e tij një ‘huligan’ pasi disa vite më parë, përballë zyrës së KQZ u përplas fizikisht me punonjësit e policisë, në përpjekje për të çarë kordonin dhe për të hyrë në ambientet e brendshme.

Të fundit