Flash News

KRYESORE

I refuzoi shaminë e bardhë, Spiropali justifikon Ramën: Gjithë bojën mbi fytyrën e Edit nuk e lante as deti Adriatik

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali i është rikthyer momentin të spërkatjes me bojë të kryeministrit Rama në Parlament, ku ai refuzoi shaminë e ofruar prej saj. Spiropali e ka justifikuar gjestin e kryeministrit, duke thënë se gjithë atë bojë që iu hodh në fytyrë ‘nuk e lante as deti Adraitik dhe jo më shamia e saj’ e bardhë.

Ne seancen parlamentare, e prekur nga gjendja në të cilën ndodhej Rama, Spiropali ofendoi edhe deputetin Paloka me fjalët ‘qëlbësirë’ dhe ‘s’ke turp’, gjeste që tregojnë se e përjetoi mjaft keq atë moment.

Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministria e Shtetit për Parlamentin refuzoi t’u përgjigjet akuzave të Partisë Demoktarike se i ka dhenë vëllait të saj mbi 350 milion lekë përmes tenderave, kur ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave. Por, u shpreh se do të padisë deputetin Sali Berisha dhe Jorida Tabakun.

Do të hedh ne gjyq Sali Berishën, Jorida Tabakun dhe cilindo që shpif për mua dhe familjen time. Vellai dhe prinderit e mi jetojne ende ne nje shtepi te ndertuar nga italianet ne vitet 1934”, është shprehur Spiropali në studion e lajmeve të ABC News, e ftuar nga gazetarja Mirela Milori.

https://www.youtube.com/watch?v=GIxbBl5uX08

Të fundit