Flash News

KRYESORE

I riu shqiptar gjendet i vdekur në një fshat të Greqisë

I riu shqiptar gjendet i vdekur në një fshat të Greqisë

Një 26 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë rurale të Kilkis në Greqi. I riu shqiptar punonte si bari në rajonin në fjalë.

Sipas policisë, dyshohet paraprakisht se 26-vjeçari shqiptar të jetë goditur nga ndonjë rrufe në kohën kur kulloste delet.

Hetimet po vijnë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Të fundit