Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Këtë mund ta zgjidhim privatisht". Kjo fjali magjike dëgjohet rregullisht në Ballkan, edhe Natasha e dëgjoi, kur donte të mbyllte një orar për kontroll në spital. 30 vjeçarja nga Novi Sadi sapo ka lënë pas vuajtjet e një tumori në sistemin limfatik dhe nuk do të humbasë kohë. Por ajo nuk ka para për të paguar "privatisht", jashtë sistemit të siguracionit shëndetësor shtetëror vizitën mjekësore.
Shumica e pacientëve në vendet e Ballkanit që përbënin dikur Jugosllavinë socialiste janë të varur nga sistemi shëndetësor shtetëror. Për qytetarët në Serbi, Maqedoni apo Bosnje, ku rroga mesatare është rreth 400 euro neto dhe papunësia kalon 20%, kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm. Këtë hap pacientët e ndërmarrin vetëm në rast nevoje, kur pritja e gjatë kthehet në rrezik për shëndetin. Ose kush ka para.
Nuk ka shiringa dhe gjilpëra
"Vajza ime u sëmur nga diabeti, kur ishte 16 muajshe. Kemi pritur më shumë se 6 vjet për një pompë insuline", kujton Mirela Shishiç, që drejton një shoqatë pacientësh në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë. Për Deutsche Wellen ajo thotë, se spitalet nuk kanë as medikamentet bazë, megjithëse ato duhet të mbulohen nga siguracioni shëndetësor. Ilaçet që nuk i ofrojnë spitalet qytetarët i blejnë pastaj me çmim të plotë në farmaci.
Siguracioni shëndetësor shtetëror ofron shumë pak mjete financiare, shprehet një ish-drejtor që nuk do të përmendet me emër, dhe që për vite me radhë ka drejtuar disa spitale në Serbi. "Kështu në pjesën e dytë të vitit mungojnë gjilpërat, shiringat, dhe dezinfektuesit. Pa harruar pjesët për aparatet e radiografisë." Ndërkohë ai punon tani për një spital privat, që nuk i ka këto probleme.
Për qytetarët në Ballkan, ku rroga mesatare shpesh vërtitet tek 400 euro neto dhe kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm.
Vetëm në Serbi, me rreth 7 milionë banorë, presin për kontribute të siguracionit shtetëror zyrtarisht në listë 75.000 vetë. Për ndërhyrje kirurgjikale pacientët presin edhe me vite. Në Bosnjë në javët e fundit qarkulluan në media artikuj për klinikën onkoligjike të Sarajevës që kishte mbetur pa zytostatika, që duhen në kimioterapinë kundër kancerit.
Një botë paralele
Por përtej dhomave të mbushura me pacientë ekzistojnë prej kohësh klinika e spitale private të mirëpajisur. Aty nuk mungon as personeli dhe as aparatet mjekësore. Kësaj i shtohet premtimi që nuk pritet më gjatë se tre ditë për një vizitë mjekësore. Të paktën 20 deri në disa qindra euro në muaj kushton siguracioni privat në Serbi. Një luks që mund ta paguajnë vetëm 2% e qytetarëve serbë.
"Kështu paguan dyfish, sepse siguracioni shtetëror është i detyruar", thotë e zemëruar, Danijela Stankoviç-Bariçak, ekperte menaxhimi në spitale. Ajo që e zemëron më shumë është se edhe spitalet shtetërore po pranojnë gjithnjë e më shumë pacientë që paguajnë në dorë ose janë të siguruar privatisht, pa kohë pritjeje. "I gjithë koncepti merr fund, po qe se favorizohen ata që paguajnë ekstra."
Vërtet favorizohen më shumë ata që paguajnë nën dorë apo që njohin njerëzit "e duhur". Në indeksin e korrupsionit të Transparency International aspirantët për në BE nuk marrin vlerësim të mirë. Mali i Zi është në vendin e 64, më keq është Serbia që zë vendin e 77, akoma më keq Kosova e Shqipëria që zënë respektivisht vendet e 85 dhe 91, si edhe Bosnja. Në fund të vendeve ballkanike gjendet Maqedonia në vendin e 107.Në sondazhe të ndryshme mjekët, krahas policëve të trafikut, shihen si më të korruptuarit.
Mjekët largohen nga vendi
Në të njëjtën kohë nga vendet e Ballkanit po largohen shumë mjekë. "Vitin e kaluar 180 nga 220 mjekë të diplomuar kanë kërkuar një certifikatë që u mundëson punën jashtë vendit", thotë Goran Begoviç, kreu i sindikatës së mjekëve në klinikën qendrore të Shkupit. "Kjo shifër është e frikshme", thotë ai.
Destinacioni më i preferuar është Gjermania, ku një mjek fiton 5 deri në 6 herë më shumë se në Serbi apo Maqedoni. Në vitin 2016, mjekët serbë përbënin grupin e tretë më të madh të mjekëve të lejuar për të punuar në Gjermani, pas sirianëve dhe rumunëve. Organizata Healthgrouper ka konstatuar se më shumë se treçereku i mjekëve në Serbi mendon për t'u larguar nga vendi. Situata është e ngjashme në vendet e tjera të Ballkanit.
Kështu krijohet një rreth vicioz, personeli mjekësor largohet nga vendi ose kalon në sektorin privat, ku pagat janë më të mira. Përballë këtyre qëndron një sistem shtetëror me shumë më pak para dhe mjekë e me lista të gjata pritjeje. Kolapsi i një sistemi të tillë duket si i paraprogramuar. Mirela Shishiç, që duhet të përballet me diabetin e fëmijës së saj në sistemin shëndetësor boshnjak nuk ka shumë shpresa: "Më parë do t'i shkatërroheshin veshkat vajzës sime se sa do të kryhej ndonjë reformë."/DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
