Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Një nga çështjet më të nxehta gjeopolitike të Europës së shekullit të Nëntëmbëdhjetë ishte e ashtuquajtura “Çështje Lindore”. Perandoria Osmane, që në atë kohë cilësohej si “i sëmuri i Europës”, po shpërbëhej vrulltas. Dilema e madhe e kohës ishte se cila fuqi europiane do të mbushte vakuumin që do të krijohej. Lufta e Madhe, e para e përbotshme, nisi pikërisht në një nga plagët e hapura të Perandorisë, Ballkanin.
Një shekull pas përfundimit të asaj lufte, Ballkani mund të konsiderohet “i sëmuri i Europës”. Shumë nga arsyet e anktheve ballkanike mund t’i gjejmë në paqen e keqe që ajo luftë prodhoi për disa nga popujt e këtij “zinxhiri malesh të pyllëzuar”. Arsye të tjera fshihen në qasjen e disa fuqive të mëdha mbi rolin e tyre në Ballkan, dhe vizionin që ato kanë për këtë rajon. Një shembull i mirë është ai i Shteteve të Bashkuara që, si atë mot, duken në një fazë mosangazhimi.
Megjithatë, arsyeja kryesore e epidemisë që ka goditur Ballkanin, dhe simptomat janë dukshëm protestat që po gëlojnë, është autoritarizmi. Për shumë arsye, eksperimenti i tranzicionit shkoi keq e më keq në këto treva. Demokracia endet nëpër labirintet e vjetra të regjimeve që shkuan. Hibride. Prej muajsh opozitat dhe qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi kanë zbritur në shesh për të shtyrë me duart e tyre “makinën” e lodhur nga autokratët, me shpresën se motori i demokracisë do të ndizet falë përpjekjes së tyre.
Në këtë lojë të madhe pasqyrash midis protestave ballkanike, të ngjashme dhe të ndryshme në një kohë, vlen të përmendim fjalët me të cilat hapet Ana Karenina:“Të gjitha familjet e lumtura i ngjasojnë njëra tjetrës, çdo familje fatkeqe është fatkeqe ndryshe nga të tjerat". Në këtë fat të keq, ne si shqiptarë, mund të nxjerrim një konkluzion të rëndësishëm. Bëhet fjalë për zhbërjen e mitit të rremë sipas së cilit procesi i integrimit do të shoqërohet domosdoshmërisht me një demokratizim të jetës politike. Serbia dhe Mali i Zi tashmë i kanë çelur negociatat me Bashkimin Europian, por kjo nuk ka prodhuar një përmirësim të jetës politike. Përkundrazi, janë bërë hapa pas në çeshtjet e demokracisë dhe lirisë. Një fakt që duhet të shtojë shqetësimin tonë për të ardhmen dhe, sidomos, duhet të çojë drejt ndërgjegjësimit se nuk mjaftojnë raportet e BE-së për të përcaktuar cilësinë e shoqërisë sonë. Nëse eurokratët parashikojnë për ne forma qeverisëse që nuk do të pranonin në shtetet e tyre, jemi ne ata që duhet t’i japim fund kësaj demokracie defektoze.
Sikur të mos mjaftonte stuhia perfekte në vetvete, dështimi i politikave të BE-së në rajon dhe partnerët me tipare diktatorucësh që mbështesin, koha në të cilën protestat po zhvillohen ka një rëndësi të posaçme. Përkon me një moment shumë delikat për të ardhmen e Bashkimit Europian. Në maj do të zgjidhet Parlamenti i ri dhe, në vjeshtë, do të kemi një ristrukturim të posteve kryesore të BE-së. Një fillim i ri që po ringjallë ankthe të vjetra. Njëra prej tyre përqëndrohet tek zgjedhja themelore “më pak apo më shumë Europë”? Një zgjedhje, dhe një sherr, që nuk intereson vetëm vendet anëtare. Tensionet që po përjeton, dhe do të përjetojë, së brendshmi BE kanë vetitë për të qenë përcaktuese në mënyrën sesi do të fryjë era në Ballkan. Me raportin prindër-fëmijë, tashmë të instaluar prej kohësh, në të cilin BE përfaqëson prindin dhe vendet e rajonit fëmijët, shtrëngesat brenda familjes europiane do të kenë pasoja në ecuritë politike të këtushme.
Për këtë arsye, kriza e të “sëmurit”, në një Europë që edhe vet nuk është fort mirë, duket se do të zgjasë më gjatë sesa ç’parashikohet. Madje, nëse do të presim gjithçka nga BE, mund të mos ketë as edhe një “happy ending”!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38