Flash News

KRYESORE

I shërbyen 24-vjeçarit me fruth, sëmuren dy infermierët

I shërbyen 24-vjeçarit me fruth, sëmuren dy infermierët

Pasi i shërbyen një 24 vjeçari të prekur nga fruthi, dy infermierë të spitalit të Beratit janë shtruar në pavijonin e infektivit.

Infermierët dyshohet se janë prekur nga fruthi. Lajmin e bën të ditur mjekja infeksioniste Elena Xhaxho, e cila ka konfirmuar 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.

Mësohet se dy infermieret tashmë të izoluara, po mbahen nën kontroll.

 

Të fundit