Flash News

KRYESORE

I shitën drogë një greku, arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë

I shitën drogë një greku, arrestohen dy shqiptarë në

Dy shqiptarë dhe një grek kanë rënë në prangat e Policisë Grekë pasi janë kapur në flagrancë me 1 kg e 26 gram marijuanë të cilët ishin duke ja dorëzuar një greku 41vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Urën e Rajos në Igumenicë, në kufirin Greqi Shqipëri.

Mësohet se dy shqiptarët 31 dhe 48 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër dhe janë ndaluar nga policia pikërisht në momentin kur i kanë dorëzuar pakon shtetasit grek.

Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin udhëtonte greku dhe 4 celularë.

 

Të fundit