Flash News

KRYESORE

I shoqi e surprizon në emision, këngëtarja e njohur shqiptare nuk i mban dot lotët: Dua të iki

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili nuk i ka mbajtur dot lotët, ndërsa është surprizuar nga i shoqi Val Krasniqi kur ishte e ftuar në emisionin “Lemza” në Kosovë. I shoqi i ka dërguar një letër prekëse, përmes së cilës i shpreh dashurinë e madhe që ndjen për këngëtaren, e njohur si diva që theu tabutë në vitet e pas ’90-ës në Shqipëri dhe Kosovë.

 "Mund të them vetëm që kur kujtoj të kaluarën, mendja më pushtohet nga kujtime të bukura, të qeshura, shumë gëzime, pikëllime, pak hidhërime por sidomos me kujtime që në asnjë mënyrë nuk do doja të mos i përjetoja. Në këto 10 vite të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua. Kemi ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat, jemi përballur me shumë sfida dhe në fund ia kemi dalë mbanë", shkruan ndër të tjera Vali në letrën e dërguar.

Menjëherë, Adelina nuk është përmbajtur nga emocionet dhe i janë mbushur sytë me lot.

"Ta kisha ditur se ma gjen pikën e dobët nuk kisha ardhur. Tani jam totalisht e bllokuar dhe mezi po pres të iki të pijë një çaj për t'u qetësuar. Në qershor bëjmë 10 vjet bashkë”, është shprehur Ismaili.

 

Të fundit