Flash News

KRYESORE

I shpallur në kërkim për vjedhjen e 13 mijë eurove, arrestohet shqiptari në Itali

I shpallur në kërkim për vjedhjen e 13 mijë eurove,

Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton të jetë autor i grabitjes së një shumë prej 13 mijë eurove.

Autoritetet raportojnë se ai ka vjedhur shumën e parave të një kompanie transporti përmes dokumenteve të falsifikuara.

Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet me dije, ndërsa tani është në paraburgim në pritje të ekstradimit për në Shqipëri.

Të fundit