Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
I shpëtoi burgimit të përjetshëm, kush janë gjyqtarët që firmosën vendimin për Dajtin, asnjëri s’ka kaluar ende vettingun
Pak ditë më parë, ekzekutori i katër policëve, Dritan Dajti fitoi gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm.
Trupi gjykues ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lidhur me ngjarjen e 7 gushtit 2009 ku mbetën të vrarë policët Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani. Duke qenë se Dajti ka qëndruar për 10 vite në burg, atij nuk i kanë mbetur tashmë më shumë se 10 vite heqje lirie.
Por, kush janë gjyqtarët që firmosën për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin?
Sipas BW, vendimi rezulton të kenë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, kurse gjyqtarët nga Shkodra Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër vendimit.
Ndërkohë, asnjëri prej gjyqtarëve nuk e ka kaluar ende procesin e vettingut.