Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
I shpëtoi vettingut, përfitimet e Adriatik Llallës duke nisur nga paga
Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili konfirmoi vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të ndërprerë procesin e Vetingut për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla, ka edhe efekte financiare. Përpos shpëtimit nga kontrolli i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të përfitojë edhe një shpërblim. Konkretisht, me legjitimimin e dorëheqjes nga dy komisionet e Vetingut, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të marrë për tre vjet me radhë gjysmën e pagës që merrte kur ushtronte detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Gjithashtu, Llalla do të marrë edhe tre paga të plota pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror. Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse ish-kryeprokurori u angazhua fort për t’i shpëtuar procesit të Vetingut, ku në përfundim ose do të shkarkohej ose do të konfirmohej në detyrë. Por cila është baza ligjore e shpërblimit për ish-kryeprokurorin? Pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, parashikon që pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Neni 7 ndan në grupe zyrtarët e lartë të shtetit që përfitojnë paga të plota dhe gjysmë page pas largimit nga detyra.
Llalla, duke qenë ish-kryeprokuror, hyn në grupin e parë. Për personat e grupit të parë, pika e parë e nenit 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, parashikon që pas largimit nga funksioni, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Pra me anë të dorëheqjes, ish-kryeprokurori duhet të qëndrojë 15 vite larg drejtësisë së re, por aga ana tjetër, do të marrë deri në tre vite gjysmën e pagës pa punuar.
Sa përfitojnë të tjerët
Shtatëmbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë dhanë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut. Edhe këta do të përfitojnë nga pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, por jo aq sa ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që kanë dhënë dorëheqjen do të marrin dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
Ndërkaq, gjyqtarët dhe prokurorët e niveleve të tjera, nuk reflektohen në pikat e nenit 1 të ligjit për pensionet shtetërore, por megjithatë, ata janë parashikuar si përfitues në pikën 2 të nenit 56 të ligjit të Vetingut.
Baza ligjore e përfitimit pas dorëheqjes
Neni 56 i ligjit të Vetingut
Dorëheqja
- Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.
- Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.
Pika 8 e nenit 1 të ligjit për pensionet shtetërore
- Në termin “Grupi i parë” do të përfshihen:
- a) Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, ministrat, Zëvendëskryetari i Kuvendit dhe të barazuar me ligj me ta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
- b) Deputetët e Kuvendit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe Avokati i Popullit, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive”.
- Në termin “Grupi i dytë” do të përfshihen:
- a) Sekretarët e Shtetit, zëvendësministrat, zëvendësprokurorët e Përgjithshëm, si dhe personat e tjerë të barazuar me ta, sekretarët e përgjithshëm dhe funksionarët politikë pranë Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, ministrive, institucioneve qendrore buxhetore, prefekturave, këshillave të rretheve, këshillave të qarqeve, bashkive dhe personave të tjerë të barazuar me ta, sipas listës së miratuar nga Këshilli i Ministrave. Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe Kryetari i Arbitrazhit të Lartë Shtetëror.
Neni 7 ligjit për pensionet shtetërore
-Personave të grupit të parë, që përmenden në shkronjën “a” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
-Personave të grupit të parë, që përmenden në shkrojën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
Personave të grupit të dytë, që përmenden në shkrojën “a” të pikës 9 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 40 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga ky funksion.
-Personat, të cilët gjatë periudhës së përfitimit të pagesës kalimtare janë të punësuar në një funksion kushtetues, që përfshihet në këtë ligj, pas largimit nga ky funksion, do të marrin pagesë kalimtare vetëm për atë periudhë shërbimi në funksion, gjatë së cilës nuk janë trajtuar edhe me pagesë kalimtare nga funksioni paraardhës.shqiptarja.com
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38