I shtruar prej 4 ditësh te Infektivi, COVID-19 i merr jetën 59-vjeçarit nga Tepelena

Ndërron jetë për shkak të infektimit me COVID-19 pacienti i dytë nga Tepelena. Mësohet se, viktima është një 59-vjeçar i shtruar në Infektiv prej katër ditësh. 59-vjeçari ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e sotme për shkak të simptomave të rënduara shëndetësore si pasojë e COVID-19.

Kujtojmë se, gjatë përditësimit të të dhënave mesditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për një tjetër jetë të humbur nga ky qytet, i moshës 62-vjeçare. Bëhet me dije, se viktima punonte taksist në këtë qytet.

Prej tre ditësh vendi ynë vijon të shënojë shifra rekord me të infektuarit nga COVID-19, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 6971, ndërsa 3616 janë shëruar. Kjo është viktima e dytë në qarkun e Gjirokastrës që ndërron jetë nga COVID-19, ndërsa janë 31 raste aktive.