Flash News

KRYESORE

I thonë se ka mbiemër arbëreshë, De Biasi: E dija që isha shqiptar

I thonë se ka mbiemër arbëreshë, De Biasi: E dija që

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Giani De Biazi, ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree” ku ka folur veç të tjerash edhe për Shqipërinë.

Teksa flitej për patriotizmin dhe atdhedashurinë në Ditën e Pavarësisë, gazetari Marin Mema zbuloi një detaj mjaft interesant nga jeta e De Biazit.

Ai tregoi për publikun se rreth 44 kilometra larg Peskarës, në Italinë qendrore, ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biazi. Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur, pasi nuk ka informacion.

Por, më pas, u shpreh duke qeshur: “E dija që isha shqiptar”.

Të fundit