I ulën dënimin Dritan Dajtit, Krimet e Rënda hetim pasuror tre gjyqtarëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për tre gjyqtarët që vendosën pro kërkesës për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Gjyqtarëve, të cilëve po u hetohet pasuria janë Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli.

Pasuria e tre gjyqtarëve do hetohet pasi dyshohen për korrupsion. Prokuroria u ka nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave dhe institucioneve për pasurinë e tyre dhe familjarëve të tyre.

10 ditë më parë parë banesat e tre gjyqtareve u kontrolluan dhe  vetem në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, u gjetën 17 000 euro që u sekuestruan nga policia, para për të cilat u shpreh se janë të djalit.